Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kreshnik Spahiu: Liderët kosovarë janë më pak të shkolluar, por pse udhëheqësit politikë në Shqipëri janë më psikopatë, ordinerë dhe të paedukuar?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0c400918551b671337a1800272f53c18

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka krahasuar liderët politikë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, liderët politikë në Kosovë kanë më pak shkollim dhe më pak specializime jashtë shtetit krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë si Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi apo Meta, por edhe pse kanë ardhur nga lufta apo burgjet, nuk janë sjellë sit ë sëmurë psiqikë kur humbin zgjedhjet.

Spahiu i cilëson udhëheqësit politikë në Shqipëri si psikopatë, ordinerë dhe të pa edukuar, ndërsa pyet edhe qytetarët se çfarë mendimi kanë për këta udhëheqës.

Postimi i plotë:

Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, më banal, më ordiner, më të pa edukuar se Kosova?

Ndonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Albin Kurti kanë më pak shkollim, më pak specializime jashtë, më pak eksperiencë, më pak traditë, më pak tituj shkencor, krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë, si Berisha, Rama, Basha, Monika apo Meta, ndonëse ata të Kosovës vinë nga lufta dhe burgjet, ndonëse ata vijnë nga dhuna dhe pumbat, krahasuar me këta me këta 5 udhëheqsit tanë të rritur dhe shkolluar mes luksit, apo mes universiteteve të Europës, ata në Kosovë nuk janë sjellë si të çmendur apo si të sëmur psiqik as kur kan humbur zgjedhjet, madje as kur u janë vendosur prangat. Ata kanë pritur me qetësi humbjen, ata kanë pritur si burra edhe burgun.

Pse këta të shkolluarit e Shqipërisë janë më rrugaçë se ata të Kosovës?

Si gjykoni ju: Këta psikopatët e Shqipërisë:

– janë të çmendur,

– janë ordiner,

– janë të inkriminuar,

– janë të friksuar apo

– thjesht aktorjnë?

Më shumë

spot_img
spot_img