Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kreshnik Spahiu: Kur**ria politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohet me vellon e bardhë të 25 prillit, Basha dhe Monika janë thjesht rrogëtarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0234e6a494118c4c03977f1a77825419

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar intervistën e djeshme të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku është shprehur se i bëjnë përshtypje sharjet e opozitës ndaj Nanos, pasi ky i fundit nuk e përmendi asnjëherë emrin e Lulzim Bashës.

Spahiu shkruan se Nano nuk i përmendi Bashën dhe Monika Kryemadhi për shkak se ata janë thjesht dy rrogëtarë, ndërsa shton se ish-kryeministri analizoi profiling e dy kryetarëve real të opozitës, Berishën dhe Metën.

Sipas tij, banaliteti dhe kur**ria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit.

Statusi i plotë:

Pse ky lumë sharjesh kundër Nanos, ndërkohë që ai s’tha asnjë fjalë për kryetarin e opozitës?

Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë herë as emrin  e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit opozitës.

Po pse ky tërbim i demokratve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?

Përgjigjia është e thjeshtë: Fatos Nanon analizoi profilin e dy kryetarve real të opozitës Berisha-Meta.

Ai e injoroi Bashën dhe Monikën sepse realiaht ata sjanë askushi, por thjesht dy rrogtarë që aktrojnë si kryetarë.

Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës por rikthimin e Berishës.

A i lexuat gazetat në mëngjes?

A i lexuat titujt e portaleve?

90% e tyre e kishin çensuruar fjalën e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës.

Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.

Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirnjohejen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?

A nuk ja ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?

Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

Mos u çudisni.

Kështu ndodh, kur pronari i bërdellos, nuk ndrron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndrruar krevatët dhe çarçafët.

Banaliteti dhe krurvëria e vjetruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 Prillit.

Më shumë

spot_img
spot_img