Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Kreshnik Spahiu: Ja çfarë mund t’i jap fund luftës në Ukrainë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Kreshnik Spahiu ka folur për lidhjen Rusi-Ukrainë, teksa është shprehu se e vetmja që mund ta ndalojë është presioni ekonomik dhe ushtarak.

Ai është shprehur se “metoda” për konfiskimin e pasurisë së oligarkëve rus në disa shtete, rrit presionin ndaj Moskës.

“Gjermania është përgatitur të presë 1.3 mln ukrainas. Brenda 1 muaji mund të priten miliona ukrainas dhe të jemi përballë një gjenocidi. Putini mund të arrijë pjesërisht qëllimet duke larguar një pjesë të mirë të ukrainasve nga vendi.

Versioni më i mirë për Ukrainën mund të jetë shkëmbim territori e shkëmbim kufijsh. Luftës mund t’i japë fund vetëm presioni ekonomik dhe ushtarak. Presioni ekonomik është i jashtëzakonshëm. Duke i konfiskuar të gjitha asetet oligarkëve do i dëmtojë shumë. Po konfiskohen jahtet. Janë bllokuar në të gjitha portet jahtet e shtrenjta dhe asete të tjera të oligarkëve. Pjesa më e madhe e oligarkëve rusë janë munduar të pastrojnë para në Europë. Bllokimi financiar mund të çojë në presion në qeverinë e Moskës,” tha Spahiu në “Open”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img