Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Kreshnik Spahiu i ngre një ‘’Peme’’ Edi Ramës…me 365 mashtrimet

Lajme të ngjashëm

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi ka menduar një formë sa festive, aq edhe ‘’alarmante’’: ka ngritur një pemë të Krishtlindjes me 365 mashtrimet qeveritare.

AK bën me dije se viti 2015 është viti i eksodit masiv të shqiptarëve dhe taksave ekstreme. Në fjalën e tij, kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu theksoi se ne e ç’dekorojmë pemën me 365 premtime të pambajtura qeveritare.

 “Viti 2015 është viti i çmimeve të larta dhe krizës ekonomike”,-thotë Spahiu.

 Ndërsa, thekson se në vitin 2015 u kryen 236 protesta në Shqipëri kundra kësaj gjendje që ka krijuar qeverisja e majtë për shqiptarët.

“Pensionet s’u rriten, mjekësia mizerabël-thotë ai-, në 2015 shteti s’goditi asnjë bandë mafioze shqiptare”. Kreu i AK-së bëri me dije se në 2015 u larguan 134 biznese të huaja nga Shqipëria, duke krijuar kështu një gjendje pasigurie në vend si dhe pushime masive nga puna.

Ja mashtrimet renditur sipas AK-së:

1) Edi Drama lideri Ballkanit

2) Stadiumi olimpik i Shkodrës

3) 300 mijë vende pune

4) Mjekësi falas

6) Ulje taksash

7) Rritje pensionesh

8) Çmimi energjisë

9) 24 orë ujë

10) Investime të huaja

………………………………..

365) Media (pa)varur

{mp4}28878{/mp4}

Më shumë