Ditën e sotme në Partinë Demokratike u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri, të cilat u shoqëruan me akuza të shumta, pasi shumë anëtarë të PD nuk e gjetën emrin në lsitën e votuesve.
Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se u ka kërkuar Kadillit, Harxhit dhe Shehajt që të hiqnin dorë nga gara në partinë që nuk ka respektuar kurrë votën e lirë.
Sipas tij, tashmë këtyre kandidatëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të urojnë Ramën për mandatin e katërt.
Kreshnik Spahiu: I kërkova Kadillit, Editit dhe Agronit të hiqnin dorë nga gara, tani u ka mbetur vetëm të urojnë Ramën për mandatin e katërt
