Hapësire reklamuese

Politikë

Kreshnik Spahiu bën parashikimin: PD do hyjë në parlament, por do i IKIN 4 aleatë. Rama do i bëjë votat dhe s’i duhet Basha

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Spahiu bën parashikimin: PD do hyjë në parlament, por do

Juristi Kreshnik Spahiu foli sot lidhur me deklaratat e fundit të PD-së, ku ka lënë të kuptohet se në shtator do të hyjë në parlament.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi tha se është shumë e sigurtë që PD do futet në parlament, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Mirëpo siç tha Spahiu, kjo gjë nuk do të ndikojë në votimin e ligjeve që kërkon të miratojë maxhoranca, pasi ata i bëjnë edhe 83 vota në Kuvend, duke parashikuar se Bashës deri në shtator do i ikin 4 aleatë.

Kreshnik Spahiu: Opozita do shkojë në parlament, por do ketë aq kompetenca sa kemi ne këtu në studio. Maxhoranca do arrijë në 83 vota, 77 i ka, do marri dhe disa nga ata të opozitës dhe i bën votat. Bashës deri në shtator do i ikin 4 aleatë (Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi). Ata do hyjnë në parlament, por s’bën sens me deklaratat e tyre, pasi thonë nuk i njohim zgjedhjen, ama për kolltukun e tyre nuk thonë gjë, e njohin e duan. Pra po tregojnë që duan vetëm pushtetin, atë karrigen e munguar gjatë kësaj kohe. Si të jetë opozita në parlament si të mos jetë, njësoj është për Edi Ramën. Njerëzit po parashikojnë motin sot, jo më të parashikojmë çfarë do të bëjë Lulzim Basha në 4 muaj. Me 1 miliardë % që do të hyjë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll