Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Kreshnik Spahiu: Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetësinë shqiptare, ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka renditur arsyet se pse Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës, refuzon pasaportën dhe shtetësinë shqiptare.

Spahiu thotë se Aurela Basha e di që bashëkshorti i saj nuk do të bëhet asnjëherë kryeministër, ndaj i lë rrugën e hapur një kthimi në Hollandë kur Lulzim Basha të heqë dorë nga politika.

Sipas tij, Aurela nuk ka ndërmen të votojë partinë e Sali Berishës, pasi e di se çfarë po heq burri i saj nga presioni i doktorit.

Postimi i plotë:

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!

Nga Kreshnik Spahiu

Hollanda ashtu si Gjermania, nuk lejon të drejtën e mbajtjes së dy shtetësive.

Me pak fjalë, një shqiptar që kërkon të jetë Hollandez, duhet ligjërisht të heq dorë nga pasaporta kuqezi, si dhe nga shtetsia shqiptare.

Shumë shqiptar që jetojnë prej vitesh në Hollandë e kanë bërë këtë zgjedhje sepse kërkojnë që në karrierë apo biznes të trajtohen të barabartë me shtetasit hollandez.

Të gjithë ne, i mirkuptojmë emigrantët shqiptar që në kërkim të një pune apo jete më të mirë heqin dorë nga pasaporta shqiptare pasi i kanë humbur shpresat në Shqipëri, pasi atdheu dhe shteti i tyre nuk i ka vlersuar, madje u ka mbyllur derën.

Por lind pyetja pse Aurela Basha, që prej 20 vitesh ka braktisur Hollandë dhe jeton në Shqipëri, nuk e lë pasaportën Hollandeze dhe të ri-marr shtetësinë shqiptare?

Aurela nuk është hollandeze por as norvegjeze autoktone si gruaja e Albin Kurtit e cila me të drejtë, ruan origjinën e kombit të saj skandinav. Aurela është nga Tepelena 100% dhe ska aspak gjak hollandez.

Gjithesi Aurela Basha ka disa arsye legjitime që refuzon të marr pasaportë shqiptare sepse:

– ajo nuk ka besuar kurrë që Shqipëria bëhet dhe që mund të ndryshoj,

– ajo s’ka besuar kurrë që bashkshorti i saj, do realizoj premtimet që jep në publik,

– sepse ajo s’ka ndërmend të votoj për Partinë e Sali Berishës, sepse ajo e di çfarë po heq burri i saj nga presioni doktorit.

– ajo s’ka fare besim, që ajo do jetë një ditë First Lady e shqiptarve prandaj nuk i duhet shtetsia shqiptare.

– ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër i shqiptarve.

– ajo e mban ende një shteg të hapur për tu rikthyer dikur në Hollandë me fëmijët e saj, kur burri të jap dorëheqje nga privilegjet e politikës.

Të gjitha këto po i them me etikë dhe transparencë sepse e njoh Aurelën nga afër personalisht, dhe ndryshe nga bashkëshorti i saj, unë e vlersoj sepse ajo ka më shumë karakter dhe më shumë besë se ai. Padyshim, që ajo gëzon respekt më të madh se i shoqi.

Mirkuptojeni Aurelën pse nuk merr shtetësinë shqiptare sepse ajo e di më mirë se ju, çfarë do ndodh në Shqipëri.

Unë i jap shumë të drejtë Aurelës që e quan veten hollandeze dhe refuzon pasaportën shqiptare, sepse edhe unë ashtu do të veproj, ditën kur të bindem se Shqipëria nuk bëhet.

Gjithsesi, uroj që ajo ditë për mua, mos ardhtë kurrë. Larg qoftë o Zot…..

Gjithsesi, populli thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”

Kur refuzon shtetsin shqiptare ajo që pretendon me qen zonjë e parë e vendit, pse jo ne qytetarët e thjeshtë….


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img