Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kreshnik Spahiu: Asnjë president në botë s’bën fushatë për partinë e gruas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu theksoi sot se asnjë president në botë nuk del për fushatë në mbrojtje të partisë së bashkëshortes së tij.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ai u shpreh se një president nuk mund të dalë 24 herë në ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme, aspo në raste festash.

“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur nuk ndodh që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës, por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman, italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri, për festa për Krishtlindje ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë. Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat, por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img