Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kreshnik Merxhani: U desh të vinte Vetëvendosja që të godiste patologjinë 30-vjeçare të manipulimit të votave në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Merxhani: U desh të vinte Vetëvendosja që të

Kandidati i pavarur i Lëvizjes Vetëvendosje i cili kandidoi në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani ka dhënë një intervistë ditën e sotme për mediat.

Duke dhënë detaje në lidhje me manipulimin e votave, Merxhani tha se ka një patologji 30 vjeçare që mban peng Shqipërinë, që është vjedhja dhe manipulimi i votave.

Sipas tij, u desh të vinte një forcë si Vetëvendosja që të goditej kjo patologji, gjë të cilën kjo parti e ka bërë dhe në Kosovë që nga viti 2010.

“Pas atij denoncimi kemi tërhequr dhe vëzhguesit tanë, sepse kuptuam se i gjithë procesi ishte një farsë. Një rekord kombëtar, mbi 83 mijë vota të pavlefshme në rang kombëtar, 2317 prej tyre janë vetëm në qarkun e Gjirokastrës. Kjo është një patologji 30-vjeçare që e mban vendin tonë në vendnumëro. Sepse duke goditur pikërisht këtë dhe duke mos qenë e dokumentuar, u desh të vinte një forcë si LVV të kryente të njëjtën procedurë që ka ndjekur edhe në Kosovë, që në vitin 2010 filloi të denonconte jo më manipulimin e votave të veta, por manipulimin dhe deformimin e vullnetit te qytetarëve”, tha Merxhani për Fax News.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll