Hapësire reklamuese

Politikë

Kreshnik Çollaku dënon sulmin ndaj Berishës: Në incident mund të jenë përfshirë edhe agjentë të huaj

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Çollaku dënon sulmin ndaj Berishës: Në incident

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka dënuar aktin e dhunës ndaj kreut të PD, Sali Berisha në protestën e djeshme. Ai shprehet se duhet një hetim i pavarur, pasi sipas tij ka hije të shumta dyshimi. Sipas tij në këtë incident mund të jenë përfshirë edhe agjentë të huaj.

Mes të tjerash, deputeti demokrat thekson se mund të futet edhe një ekspert ndërkombëtar për të hetuar dhunën ndaj Sali Berishës.

Ai nënvizoi gjatë një interviste në “ABC News” se protesta e Berishës, nuk ishte në një ditë të duhur, për shkak të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.

“Ishte një ditë e gabuar për tu bërë protesta. Nuk kishte pjesëmarrje e pamë, nuk kishte shumë. Asnjë lloj mesazhi nuk kishte për ndërkombëtarë. I vetmi rrezik ishte provokatori. Ishte konflikt delikat, dhe nga një protestë paqësore do të kthehej anti samitit.

Nuk përjashtoj as pista të huaja që mund të jenë infiltruar. Mund të kishte edhe nga mendja perverse e qeverisë, për të provokuar opozitën. Nuk e përjashtoj asnjë pistë edhe të ndërhyrjeve të huaja.”, u shpreh Çollaku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll