Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Kreshnik Ajazi sot në Vetting, gazetari ironizon “DREJTËSINË”: Pse si qasët mediat sot? Hë se ua rregullon nesër shefja me një status…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i tij u drejtua nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu. Mirëpo seanca e tij nuk ka qenë shumë e mbuluar nga mediat, dhe siç thotë gazetari Elton Qyno, duket se ka pasur një “presion” ndaj tyre, për të mos qenë prezente.

Screenshot 39 1

Me ironi ai thumbon drejtësinë dhe vetë ambasadoren Yuri Kim, statuset e së cilës janë bërë më prezente ditët e fundit.

Kreshnik Ajazi prej vitit 2012, Ajazi e ushtron funksionin në Prokurorinë e Elbasanit.

Ajazi u promovua si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, pas një procesi paralel vetingu të kryer nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mars 2021. Ai ishte kandidati i vetëm për postin që mban aktualisht. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Kreshnik Ajazi deklaronte pasuri me vlerë 517 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria kap vlerën e 3.4 milionë lekëve. Pasuria përbëhet nga 2.4 milionë likujditete bankare dhe 1 milion lekë kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 8.8 milionë lekë me burim në 97% të tyre pagën e Z. Ajazi si prokuror. Rreth 1.7% e të ardhurave kanë si burim dhuratën në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” vlerat financiare të dhuruara nga familjarët si dhe deklarimin e pjesshëm të të ardhurave në një vit të deklarimit. Subjekti Kreshnik Ajazi deklaron dhuratë në cash nga prindërit në shumën 200,000 lekë në vitin 2009.

Në vitin 2010, subjekti Kreshnik Ajazi deklaron të ardhura page vetëm për periudhën nëntor-dhjetor si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe jo për periudhën kur ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë viteve, subjekti deklaron të jetë bashkëkredimarrës/dorëzanë në kredi komsumatore me vëllanë dhe familjarë në total vlera 2,020,000 lekë, të cilat shërbejnë për blerje automjeti dhe shpenzime konsumatore, kredi që sipas subjektit shlyhen nga vetë personat pavarësisht se deklarohen shlyerje kredie në deklarata vjetore.

Në fillim të fjalës së tij, prokurori Kreshnik Ajazi deklaroi dakordësinë me rezultatet e hetimit administrativ. Në shpjegimet e tij ai u ndal fillimisht në çështjen lidhur me ndryshimin e masave të sigurisë ndaj S.M. dhe A.M..

Ai solli në vëmendje se çështja është ende në hetim dhe për këtë arsye, nuk mund të jepte shpjegime të hollësishme. Ajazi deklaroi se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë kishte ardhur pasi ishte kryer një analizë e rrethanave të ngjarjes.

Sipas subjektit, arma e zjarrit me të cilën ishte kryer një vrasje dyshohej se ishte vendosur në ambjentet që zotërojnë S.M. dhe A.M. me qëllim devijimin e hetimeve.

I pyetur nga Bekteshi lidhur me situatën e vendimarrjes për kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë për këta dy persona, ndërkohë që vetë prokuroria i konsideronte me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Ajazi deklaroi se ishin të detyruar që të bazoheshin tek provat, pavarësisht se çfarë përfaqësonin subjektet nën hetim.

Ai shtoi se vendimarrja për lehtësimin e masës së sigurisë ishte kryer pasi ishin verifikuar pamjet filmike si dhe tabulatet telefonike të dy të ndaluarve. “Sendi u gjend 7 ditë pas ngjarjes, 50 kilometra larg vendit të ngjarjes. Se si policia shkoi tek ky send, është ende edhe sot objekt hetimi,” pohoi Ajazi dhe shtoi se arma ishte pastruar, pasi nuk gjendej asnjë gjurmë.

Nga hetimi administrativ i kryer prej Komisionit për profesionalizmin është konstatuar se vendimet e marra nga prokurori Ajazi janë lënë në fuqi.

Ndërkohë, nga verifikimi i ankesave ndaj prokurorit Ajazit, Komisioni ka evidentuar një çështje të vitit 2012 lidhur me një hetim ndaj tij për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Bekteshi sqaroi se në atë periudhë, Ajazi është pezulluar nga detyra, por pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Fierit, Ajazi ishte kthyer në detyrë.

Sipas Bekteshit, një tjetër kallëzim ndaj prokurorit për “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre” është kryer nga ish-prokurori Dritan Gina, por çështja është pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Në seancë u tha se nga verifikimi i akteve të kësaj dosje nuk janë gjetur probleme.

Ndërkohë, gjatë seancës dëgjimore u evidentuan 13 denoncime nga publiku, për pjesën më të madhe të së cilave nuk janë gjetur indicie.

Në fund të seancës dëgjimore, Ajazi kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 30 qershor, ora 09:30, raporton Reporter.al.

Më shumë

spot_img
spot_img