Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Krerët e partive shqiptare në Maqedoni përgëzojnë Ramën për fitoren: Sovrani i popullit duhet vlerësuar.Të priftë e mbara ty dhe Shqipërinë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Krerët e partive shqipatre në Maqedoninë e Veriut kanë uruar kryeministrin Edi Rama për rezulatatin e fitores në zgjedhjet parlamentare.

Kryetarin i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në, Ziadin Sela dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kanë përgëzuar Ramën për mandatin e tretë si kryeministër.

Ata i shprehin urime të përzemërta kryeministrit, duke u shprehur se mendojnë që Rama do t’i bëjë krenarë shqiptarët.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,

Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.

Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.

Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi. Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë.

Postimi plotë i Ziadin Selës:

Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë vendosën për t’i dhënë një mandat të tretë Partisë Socialiste të Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama. Është ky verdikti i sovranit që i dha besimin dhe përgjegjësinë PS-së dhe Edi Ramës për të vazhduar me qeverisjen e Shqipërisë dhe ky vullnet i shumicës duhet respektuar e vlerësuar.

Përgëzime për procesin e votimit gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, bashkë me maturinë qytetare gjatë mbarëvajtjes së procesit të votimit sipas standardeve. Meritat pa dyshim u takojnë votuesve, por edhe institucioneve të Shqipërisë bashkë me komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive politike.

Urime të përzemërta Kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve e simpatizantëve të PS për fitoren e radhës dhe rezultatin e arritur, me shpresë dhe bindje të thellë se Shqipëria do të zhvillohet edhe më shumë, duke e përshpejtuar rrugën drejt integrimit në BE, duke i përforcuar përpjekjet në aspekt të së drejtës dhe shtetit ligjor si dhe në hapërimin e hovshëm ekonomik për të mirën e gjithë shqiptarëve.

Një Shqipëri e integruar, e fortë politikisht dhe ekonomikisht i bën shqiptarët të ndihen më të sigurt kudo në botë.

Një angazhim më i madh i Qeverisë së Shqipërisë në të ardhmen për të gjithë shqiptarët përtej kufinjëve shqiptar është dhe do të mbetet detyrim kushtetues dhe si i tillë të reflektojë çdo herë kur e kërkon nevoja!

Gëzuar!

Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

Uroj Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj z. Edi Rama për suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit.  Uroj Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e sajë për maturinë e treguar, qetësinë e ruajtur dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike.  Besojë fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe institucionet e saja do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për t’u përkujdesur edhe më shumë për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e sajë.  Pa Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës do të jetë e zbeht, e harruar dhe diskriminuar edhe më tej.

Andaj, ne do të jemi mirë kur është mirë Shqipëria.

Urime!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img