Hapësire reklamuese

Bota

Krerët e Francës mblidhen me urgjencë në Pallatin e ‘krizave’, dy të vdekur nga sulmi terrorist në Nice, njërit iu pre koka; Autori u fsheh në tualetin e Notre-Dame

Shkruar nga Newsbomb
Vendi ku ndodhi sulmi ne Nice

Krerët më të lartë të Francës, përfshi Presidentin Macron, kryeministrin Jean Castex dhe ministrin e Brendshëm Gérald Darmanin, janë mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm në Pallatin Beauvau, i quajtur dhe Pallati “i krizave”.

Mediat në Francë shkruajnë se nga sulmi me thikë në Nice, pranë kishës së Notre-Dame kanë mbetur të vdekur dy qytetarë, një burrë dhe një grua. Sipas tyre, një prej viktimave i është prerë koka. Agresori u plagos nga efektivët e Policisë dhe u arrestua i fshehur në tualetin e Notre-Dame.

Gjithashtu, nga sulmi me thikë ka dhe disa të plagosur të tjerë që janë shtruar në spital.

Presidenti Macron ka shkuar i pari në Pallatin Beauvau, dhe menjëherë pas tij kryeministri Jean Castex, i cili braktisi një mbledhje të Asamblesë Kombëtare teksa raportonte për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Kryebashkiaku i Nices, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed. Ndërsa deklaratat e presidentit Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.

Lexo edhe: Sulm terrorist në Francë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Sondazh

Poll