Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka marrë pjesë dje në një takim të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku ka dhënë disa mesazhe të forta. Ishte një ditë e qetë në Tiranë, çka bëri që mesazhet e kreut të organit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend të kumbonin fort.
Të pranishëm kanë qenë drejtues të institucioneve të rëndësishme të drejtësisë, përfaqësues të Organizatave Jo-Qeveritare, politikanë dhe aktorë të rëndësishëm të jetës publike në vend, por takimi ishte i mbyllur për mediat.
IDM Albania ka ndarë sot fotografi zyrtare nga ngjarja dhe thotë se Altin Dumani diskutoi mbi ecurinë e SPAK-ut në përmbushjen e misionit, duke ofruar një vështrim të veprimtarisë në 4 vitet e para dhe parashtruar hapat për konsolidimin e performancës së institucionit.
[caption id="attachment_795794" align="alignnone" width="2048"] Kreu i KLSH dhe Avokatja e Popullit me Dumanin[/caption]
Lexo edhe: Altin Dumani bën deklaratën e fortë: Familjarët e një prokurori janë kërcënuar
Ai ka folur dhe për sfidat e Prokurorisë së Posaçme lidhur me burimet njerëzore, ndërveprimin me institucionet publike, dhe garancitë që gëzon ekipi i prokurorëve.
"Nuk shqetësohemi nga presioni politik, por jemi të shqetësuar nga presioni në rritje i krimit të organizuar. Sigurisht, trupa e prokurorëve është e përgatitur për t'i përballuar këto presione", ishte një ndër mesazhet e para që dha Altin Dumani, duke bërë që mediat ta pasqyronin me shpejtësi shqetësimin e kryeprokurorit dhe politika të reagonte.
[caption id="attachment_795796" align="alignnone" width="2048"] Te pranishmit ne takimin me Dumanin, organizuar nga IDM Albania[/caption]
Kryeprokurori i SPAK është shprehur këtë të premte se institucionet shtetërore janë “vetë-izoluar” duke referuar zero kallëzime për korrupsion. Altin Dumani ka shënjestruar direkt Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe atë të Doganave.
“Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty?!”, është shprehur kreu i SPAK gjatë një takimi në “IDM Morning Briefing”. Megjithatë, ai ka theksuar se një “partner” i Prokurorisë së Posaçme ka qenë dhe media, pasi janë regjistruar shumë procedime penale nga denonimet publike që janë bërë.
[caption id="attachment_795799" align="alignnone" width="2048"] Altin Dumani dje ne takimin e IDM Albania[/caption]
Lexo edhe: Kush e kërcënoi prokurorin e SPAK?! Basha: Deklarata e Dumanit, kambanë alarmi
“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty?! Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin.
Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet”, është shprehur kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
[caption id="attachment_795797" align="alignnone" width="2048"] Te pranishmit ne takimin me Dumanin, organizuar nga IDM Albania[/caption]
Gjatë këtij takimi, ai ka treguar se familja e një prokurori të SPAK është kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar. Vetë kryeprokurori nuk ka dhënë detaje të tjera se kush e ka kërcënuar prokurorin e institucionit më të rëndësishëm e më të fuqishëm të akuzës në vend.
Lexo edhe: Altin Dumani shënjestron Tatimet dhe Doganat: Zero kallëzime në SPAK, ka korrupsion aty apo jo?!
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, mësohet të ketë thënë Dumani.
[caption id="attachment_795798" align="alignnone" width="2048"] Te pranishmit ne takimin me Dumanin, organizuar nga IDM Albania[/caption]