Hapësire reklamuese

Rajoni

Krenaria e Jugut të Italisë, PICA NAPOLETANE rrezikon njohjen nga UNESCO për shkak të furrave elektrike

Shkruar nga Newsbomb
Pica Napoletana

Napoli njihet nga të gjithë si qyteti i "Camorra-s", mafias së famshme që sfidon edhe policinë dhe qeveris me rregullat e veta, por krenaria e vërtetë e napoletanëve janë picat.

Pica napoletane është një nga ushqimet më të pëlqyera jo vetëm në Itali por në të gjithë botën, ndërsa pjekja e saj në furrë me dru është një trashëgimi brez pas brezi për napoletanët.

Kjo picë është e njohur edhe nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit, por rrezikon që të mos njihet më, për shkak se pjekja e saj po bëhet gjithmonë e më shumë në furra elektrike.

Ky është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu.

”Arti i picës napolitane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”, theksoi Miccu.

”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera. Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO. Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’, shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll