Hapësire reklamuese

Ekonomi

Krenari për produktet e detit "Made in Albania", "Rozafa" mes 10 kompanive kampione

Shkruar nga Newsbomb

Kompania "Rozafa" e sipërmarrësit të suksesshëm Gjergj Luca, ka arritur "të thyejë" listën dhe të renditet mes 10 kompanive kampione të ekonomisë shqiptare. Një moment i rëndësishëm për ekonominë e një vendi të vogël si Shqipëria, që me produktet e detit arrin të kapë tregjet botërore.

Luca e ka cilësuar këtë lajm të mirë të këtij viti të ri fryt të punës së kompanisë që drejton prej vitesh, duke u përpjekur "të çajë" detet për të mbushur tryezat e konsumatorëve botërorë me më të mirat e detit.

"Shqipëria tashmë nuk eksporton vetëm energji dhe minerale por për herë të parë kompania Rozafa listohet një ndër dhjetë korporatat kampione të ekonomisë sonë. Eksportet shqiptare të prodhimeve dhe ushqimeve të detit Made in Albania, markë cilësore e punës dhe krenarisë tonë", shkruan Gjergj Luca.

Kompania Rozafa mes 10 kompanive me te forta te ekonomise shqiptare Kompania Rozafa mes 10 kompanive me te forta te ekonomise shqiptare

Ky lajm është mjaft domethënës edhe për vetë Shqipërinë, e cila tashmë nuk eksporton më vetëm minerale apo energji, por po fuqizohet edhe në produktet dhe ushqimet e detit të cilat kanë të stampuar me krenari markën "Made in Albania".

Flota "Rozafa” është më e madhja dhe ndër më të fuqishmet në Mesdhe. Tre vite më parë, peshkatarët e flotës shqiptare kanë zënë të parët tonin në këto ujëra, duke lënë pas flotën franceze, atë italiane dhe spanjolle.

Kompania i ka qëndruar gjithmonë besnike shijeve të klientëve të saj duke sjellë në tregun shqiptar dhe atë evropian peshkun dhe prodhimet më cilësore të detit, të përpunuara me teknologjinë më të mirë, shkruan newsbomb.al.

Sipermarresi i suksesshem Gjergj Luca Sipermarresi i suksesshem Gjergj Luca

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese