Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kremlini kërkon pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, snajperat ukrainas “përgjigjen” duke vrarë një separatist

Shkruar nga Newsbomb
Kremlini kërkon pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, snajperat

Deputetët rusë kanë votuar sot një rezolutë drejtuar presidentit Vladimir Putin për njohjen e pavarësisë të krahinave Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.

Por zyrtarët e lartë ukrainas, dhe gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë deklaruar se një gjë e tillë do të thotë shkelje e ligjit ndërkombëtar si dhe do të vendoste në rrezik marrëveshjen e Minskut.

Stoltenberg tha se nuk ka asnjë shenjë për shpërshkallëzim, duke shtuar se situata duhet parë me “optimizëm të kujdesshëm”.

Mëngjesi i sotëm solli shpresë për paqe në rajonin e tensionuar, pasi Ministria e Mbrojtjes ruse deklaroi përfundimin e stërvitjes në Bjellorusi dhe tërheqjen e një pjese të forcave ushtarake.

Megjithatë situata vijon të jetë e tensionuar, sidomos në rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Së fundmi është raportuar se snajperat ukrainas kanë vrarë një ushtar separatist në qytetin e Luhanskut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll