Hapësire reklamuese

Politikë

Krasniqi: Juristët më të mirë shprehen se Presidenti s’ka të drejtë të refuzojë dekretimin

Shkruar nga Newsbomb

Politologu Afrim Krasniqi shprehet se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin e ministriave.

Krasniqi tha në studion e emisionit “Opinion” se nga konsultimi me juristët më të mirë dhe Komisionin e Venecias, dekretimi nga presidenti është atribut formal i tij.

Deklarata e Krasniqit:

Si ekspert unë i përvojën që ka ndodhur deri më sot. Jam konsultuar me të gjithë juristët më të mirë që ka Shqipëria, me komisionin e Venecias, dhe në të gjitha rastet ka qenë përgjigje unanime që çështja e dekretimit të presidentit është atribut formal i presidentit të republikës.

Nuk ka të drejtë ta refuzojë. Në momentin që do të thuhet shqyrtohet i lejon të drejtën për ta gjykuar cilësitë, etj. Përshembull ne kemi një numër funksionesh, si rektori që e zgjedh senati, dhe presidenti nuk ka të drejtë të thotë që nuk e pëlqen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.