Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Krasniqi: Dëshmia e Albert Veliut duhet të verifikohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtësia shqiptare duhet të kishte nisur hetimet për vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj para se ai ti dorëzohej autoriteteve Italiane. Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se pala shqiptare duhej t’i drejtohej Italisë me kërkesë për informacion në rast se mungonte urdhëri i arrestit.

Referuar deklaratës së Albert Veliut i cili përmendi në dëshminë e tij emra konkretë, Krasniqi tha se policia duhet të angazhohet për verifikimin e tyre.

Afrim Krasniqi: Në rrëfimin e tij përmendi emra konkretë, përmendi adresa konkrete dhe do të duhet të marrin përgjigje zyrtare nëse këta individë janë vërtetë të përfshirë dhe nëse rrethi paska qenë më i gjerë sesa u paraqit deri tani. Çdo vonesë që po ndodh në mënyrë automatike ndikon në krizën politike të vendit. Nga ana tjetër ne patim investim të madh të policisë këto 24 orë për të gjetur individin, imagjinoni sikur policia shqiptare të ishte investuar kaq për të kapur Klement Balilin apo të tjerë, Shqipëria do merrte përgjigje pozitive nga Brukseli.

Situata politike sipas Krasniqit ndikon në procesin e negociatave, por ai thekson se politika Shqiptare nuk e do këtë proces pasi humbet imunitetin.

Afrim Krasniqi: Më shumë sesa vendimi gjeopolitik, fati i Shqipërisë varet nga ne këtu dhe në dijeninë time politikanët kryesore të Shqipërisë nuk duan që në qershor të merret statusi, nëse merret statusi….

Ilva Tare: Politikanët që janë në cilin krah?

Afrim Krasniqi: Unë mendoj që kryetari i mazhorancës dhe lidershipi i opozitës

Ilva Tare: Nuk duan që të hapen negociatat?

Afrim Krasniqi: Nuk duan që Shqipëria të marrë negociatat sepse hapja e negociatave do të thotë që politikanët tanë humbin imunitetin dhe kontrollohen më shumë nga Perëndimi në vendimmarrjen e tyre.

Nëse edhe në javët e ardhshme do të vijojë bllokimi i jetës parlamentare, Krasniqi shprehet se vendi do të shkohë sërish në krizë politike.

Më shumë

spot_img