Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Krasniqi denoncon listën e deputeteve në Durrës e Krujë e shkruan: Kanë rekorde kriminale, shumica e medive nuk i denoncon (Falenderon gazetaren lokale)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Insititutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka listuar bashkitë e qarkut të Durrësit të cilat janë më të rrezikuara në përfshirjen e militantëve për të krijuar konfortime ditën e votimit, përfshirje kriminale në procesin zgjedhor dhe raste të financimit informal.

“Qarku i Durrësit ka disa problematika duke e ndarë në Bashki. Bashkia e Durrësit, ajo e Shijakut dhe Krujës bëjnë pjesë në top listën e e qyteteve ku ka elementë të riskut elektoral. Kur themi element të tillë llogariten, ka individë me rekorde kriminale që janë në fushatë, ka financim informal ka dhe përfshirje të grupeve kriminale në stafet dhe fushatën elektorale. Ka element militantë të cilët janë të përgatitur ose kanë indicie për përgatitje për konfortime të ndryshme ose ndoshta dhe në ditën e votimit. Gjithashtu ka dhe element të cilët mund të çojnë në konsistime në rezultate të caktuara të zonave qarkut”-thotë Krasniqi.

Krasniqi theksoi se këto rreziqe janë minimale në qendër të Durrësit, mirëpo situata ndryshon në zonat perfierike. 

“Nuk bëhet fjalë për qendrën e Durrësit ku mundësitë janë të vogla për incidente por bëhet fjalë për zonat periferi”- shton ai.

Sipas tij, këto rreziqe lidhen me ndikimin e individëve të caktuar për të lobuar për kandidatë të preferuar për deputetë.

“Kjo është nga pikat më të dobta kur BE bën thirrje largoni personat që kanë probleme me integritetetin. Si është e mundur që këta njerëz kanë ende ambicie politike, përdorin taksat për të pasuruar rrethin e tyre. Fatkeqësisht këtë persona do të zgjidhen pasi kanë krijuar ishujet e vetë të izoluara nën kuadër qarku, si Kruja, Fushë-Kruja, Shijaku,” tha Krasniqi ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img