Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kraja dhe Hajnaj në SHBA / Ambasada amerikane: Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH-së po trajnohen nga ekspertë dhe agjentë të FBI

Shkruar nga Newsbomb

Një prokuror i SPAK dhe disa hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë pjesë e grupit të parë që po trajnohen në Akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë, thotë se drejtuesit dhe hetuesit e SPAK dhe BKH-së janë takuar gjatë vizitës së tyre në Amerikë me një sërë zyrtarësh të lartë, ndër ta edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal.

“Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme”, bën me dije Ambasada Amerikane në Tiranë.

Prej disa ditësh, kreu i SPAK, Arben Kraja, dhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj, janë duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë nga FBI, DEA, dhe Departamenti i Drejtësisë.

Njoftimi i ambasadës:

Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit vizituan Uashington D.C. javën e kaluar, ku u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD). Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës i mirëpritën ata.

Ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal. Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll