Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Kraja bën bilancin për SPAK në Kuvend: Kemi dënuar funksionarë të lartë dhe sekuestruam 70 milionë euro pasuri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja sot në Kuvend ka prezantuar veprimtarinë e institucionit për vitin 2021.

Kraja tha se SPAK ka dhënë rezultate të dukshme, pasi ka deklaruar fajtor persona që kanë ushtruar detyra të larta, si dhe ka sekuestruar pasuri me vlerë 70 milionë euro.

“Prokuroria e Posaçme ka ushtruar funksionet e saj. Nga SPAK janë mbajtur parasysh rezolutat e Kuvendit, rekomandimet e Këshillit të Ministrave.

Gjatë 2021 ka pasur një rol aktiv. Institucioni ka ardhur duke dhënë rezultate të dukshme. Rezultate janë rritur falë përkushtimit maksimal. Janë marrë masat për garantimin e pavarësisë së prokurorit.

SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta.

Në SPAK kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë. Kanë ushtruar 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator kanë fituar detyrën 28 hetues të BKH. Gjatë 2021 SPAK ka vlerësuar rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjykim 3 procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luejtshme e dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theksi në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje.  Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit.

Më shumë


spot_img








spot_img