Krahëhapur ndaj emigrantëve, Trump-demokratëve: Po ua sjell në qytetet tuaja

Publikuar tek: bota, më 06:00 13-04-2019 Krahëhapur ndaj emigrantëve, Trump-demokratëve: Po ua sjell në qytetet tuaja

Presidenti i SHBA, Donald Trump pranoi të ketë planifikuar lirimin e emigrantëve të burgosur dhe transferimin e tyre në bastionet kryesore të demokratëve.

Trump u shpreh se kundërshtarët e tij politikë do të ishin “tejet të lumtur” rreth kësaj çështjeje, duke parë edhe “politikat e tyre të kufijve të hapur dhe krahëve të hapura”.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i udhëheqësve demokratë, që e kritikuan deklaratën e Trumpit si aspak presidenciale.

“Duke qenë para faktit që demokratët nuk duan të ndryshojnë ligjet tona tejet të rrezikshme të emigracionit, atëherë ne po marrim në konsideratë vendosjen e emigrantëve ilegalë vetëm në këto qytete të shenjta”, shkruante Trump.

Komentet e Trumpit erdhën pas raportimeve në mediet amerikane, se ai kishte dashur që Departamenti i Sigurisë së Brendshme të lironte emigrantët e burgosur në bastionet e demokratëve

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në Turqi, Partia e Erdoganit kërkon rinumërim të votave në Stamboll
Rritja e ekonomisë nëpër ishuj, Greqia hap për publikun pasuritë e saj nëndetare »
Article Logic
Execution time: 0.012962818145752
array(1) { ["section"]=> string(81) "krahehapur-ndaj-emigranteve-trump-demokrateve-po-ua-sjell-ne-qytetet-tuaja-160207" }