Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Krah Ramës dhe Ballës, Behgjet Pacolli publikon foto nga dreka pas mbledhjes në Kuvend: Së bashku më të fortë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto, ku shihet krah kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Pas mbledhjes së dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, politikanët kanë ngrënë dhe një drekë të përbashkët. Pacolli shkruan se bashkë dy shtetet janë më të dijshëm dhe më të fortë.

“Sot, pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, bashkë me kryeministrat Rama dhe Kurti dhe kryeparlamentarët e dy vendeve tona. Kombi Shqiptar duhe të tregohet i matur.

Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisē tonë. Festat e nentorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjëve. Së bashku jemi më të matur, më të dijshëm dhe më të fortë.  Urime Festa” shkruan Pacolli në postimin e tij.

Më shumë


spot_img









spot_img