Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Krah njëri-tjetrit të buzëqeshur, Basha me bashkëshorten ndjekin shfaqen teatrale “LUBA”

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij, Aurelën kanë ndjekur premierën e projektit teatror “LUBA”.

Basha ka ndarë disa disa momente nga premiera në teatër, teksa ka dhënë edhe një mesazh.

“…fatet e individit përballë makinerisë kriminale të shtypjes dhe depersonalizimit, dhe nevojën e papërmbushur që kemi si shoqëri për tu përballur me të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo” shkruan Basha ndër të tjera në postimin e tij.

“Së bashku me Aurelën ndoqëm  premierën e projektit teatror “LUBA”, vepër e autorit Ylljet Aliçka që me mjeshtëri përcjell përmes një historie njerëzore të dashurisë, ferrin çnjerëzor të diktaturës, nën regjinë mbresëlënëse të Armand Borës dhe interpretimin mahnitës të Xhoana Karaj, Kristian Koroveshit, Igli Fushës, Livion Aliajt, Eno Bashës, Astiano Shehajt dhe Klaudio Gegës.

Përgëzimet më të ngrohta të gjithë trupës dhe mirënjohje për emocionet e forta që falin me talentin e tyre. Ftoj artdashësit të mos e humbasin këtë mundësi për të përjetuar në mënyrë unike dramën shqiptare të kohës së diktaturës, fatet e individit përballë makinerisë kriminale të shtypjes dhe depersonalizimit, dhe nevojën e papërmbushur që kemi si shoqëri për tu përballur me të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo” shkruan Basha.

Më shumë