Hapësire reklamuese

Social Bomb

Krah Kirit, Rudina uron Fatmira Hajdarin për Ditën e Nënës: Na rrite me shumë sakrifica

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e PD, Rudina Hajadari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës.

Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah vëllait të madh Kirit dhe nënës, gjyqtares Fatmira Hajdari.

Deputetja falenderon të ëmën për edukimin, sakrificat që e ka rritur dhe jo vetëm.

Hajdari shpreh mirënjohjen në mënyrë të veçantë edhe për nënat që sot janë mjeke e infermiere, apo farmaciste, pasi po luftojnë çdo ditë për t’u kujdesur për shoqërinë.

‘Sot festohet Dita e Nënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në vende të tjera të botës.

Nëna është personi më i rëndësishëm në jetën tonë sepse ne aty gjejmë forcën. Sot dua të falenderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë nënat që punojnë kaq fort për të edukuar fëmijët, dhe për t’i rritur me shumë sakrifica. Dua në mënyrë të veçantë të falenderoj ato nëna që sot janë mjeke e infermiere, apo farmaciste. Sot ju po luftoni më shumë se kurrë me dashurinë e nënës për t’u kujdesur për shoqërinë tonë’, shkruan Rudina Hajdari krahas fotos.

Screenshot_9.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu