Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

KQZ zhvillon testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik, Celibashi: Ky proces është i thjeshtë për qytetarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvilluar testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik që do të përdoren në zgjehdjet e 25 prillit.

Këto pajisje do të verifikojnë elemente si: nëse një votues i përket asaj qendrë votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se ky proces do të jetë shumë i thjeshtë për qytetarët, ndërsa nënkomisonerja Lealba Pelinku deklaroi së janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet.

Njoftimi i KQZ:

KQZ zhvillon testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI)

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 5.199 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i sotëm bëhet në përmbushje të detyrimit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për të bërë verifikimin e funksionalitetit të PEI pikëpamja hardëare dhe softëare. Ai tha se procesi i verifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë për qytetarët dhe se KQZ ka marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.

Nënkomisionerja zj. Lealba Pelinku deklaroi së janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet. Pelinku theksoi se simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendrë votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Në përfundim të testimit të të gjitha pajisjeve do të hartohet një raport për të evidentuar funksionalitetin e pajisjeve PEI, dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara nga KQZ në raport me atë çfarë ofron sistemi i verifikimit elektronik të identifikimit të zgjedhësve.

Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Aktiviteti u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të organizatave të huaja dhe vendase, si dhe përfaqësues të medias.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img