Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ verifikon pastërtinë e figurës, dorëzohen dokumentet për 20 kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit

Shkruar nga Newsbomb
KQZ verifikon pastërtinë e figurës, dorëzohen dokumentet

Janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentet e kandidimit për 20 kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

Bëhet me dije se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte. Kanë dorëzuar emrat për kandidatët, Partia Socialiste, Partia Demokratike, “Shtëpia e Lirisë” koalicioni mes LSI dhe PDK dhe Partia e Lëvizja e Re me dy kandidatë.

KQZ do të verifikojë dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët.

Kandidatët që do marrin pjesë në zgjedhje:

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë: 

1.         Shkodër, Majlinda Angoni           

2.         Durrës, Emiriana Sako

3.         Lushnje, Eriselda Sefa

4.         Rrogozhinë, Edison Memolla

5.         Vorë, Blerim Shera

6.         Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1.         Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

2.         Bashkia Dibër, Luan Haka

3.         Bashkia Vorë, Ymer Marku

4.         Bashkia Lushnje, ndrit Sefa

5.         Bashkia Durrës, Luan Hoti

6.         Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1.         Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

2.         Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

3.         Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

4.         Bashkia Durrës, Ardian Muka

5.         Bashkia Lushnje, Elton Bano

6.         Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

1.         Bashkia Durrës, Jonid Nano

2.         Bashkia Dibër, Dritan Torba

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu