Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Shumë votuesve ju skadon karta ID, të shtyhet vlefshmëria deri pas 6 marsit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme dhe i kërkon që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit të shtetasve që votojnë në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas KQZ, numri është relativisht i lartë ndaj kërkon që Ministria të konsiderojë vlefshmërinë e këtyre kartave deri pas datës 6 mars.

“Në kuadër të përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve KQZ ka marrë shqetësimin nga disa subjekte zgjedhor pjesëmarrës në këto zgjedhje, mbi një numër relativisht jo të vogël të shtetasve të cilëve ju ka skaduar ose ju skadon vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.

albsig

spring

Në vijim të komunikimeve që KQZ ka patur me Drejtorin e Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me këtë çështje, evidentohet sa më sipër ky shqetësim. Në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore ju lutem të konsideroni mundësin e vlefshmërise se dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar, tej datës 6 mars 2022″, thuhet ndër të tjera në shkresën e KQZ.

Referuar asaj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thotë se koha nga data e dekretimit të zgjedhjeve ka qenë e shkurtër, duke mos ju dhënë mundësi shtetasve të rinovojnë kartat ID.

“Sikurse edhe ju e dini koha nga data e dekretimit për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve deri në datën e zhvillimit të tyre objektivisht mundet të mos ju ketë dhënë mundësin shtetasve me dokumente identifikimi të skaduara ti rinovojnë ato.

Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencial per te rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img