Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“KQZ shkel ligjin e dekriminalizimit, nuk publikon të dhënat e vetëdeklarimit për 40 funksionarë”, Paloka denoncon për mediat

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit. Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit Parlamentar Edi Paloka në një dalje për mediat.

Sipas Palokës, Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë duke fshehur “krimet e 40 funksionarëve”

“Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.

Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës.

40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre.

Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, tha Paloka ndërsa kërkoi në emër të PD që

sot Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin.

“Të publikojë të dhënat e të mos fshehë krimet e të inkriminuarit.

Dekriminalizimi është një arritje e madhe e vendit dhe e qytetarëve, e vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe nga Shtetet e Bashkuara si reformë model, dhe nuk mundet dhe nuk ka për tu ndalur dot nga Edi Rama dhe lefteritë e tij.

Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligji”, përmbylli Paloka.

  

Më shumë




spot_img








spot_img