Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ replikon ashpër me PS: Nuk falsifikohet diçka që nuk ka ndodhur

Shkruar nga Newsbomb

Replika të ashpra mes kreut të KQZ dhe PS, në lidhje me akuzat e socialistëve për falsifikim të mbledhjes së KQZ në rastin e kërkesës për heqjen e mandatit te kryetarit te Bashkisë së Ballshit A. Kapllanaj.

Zedhenesja e KQZ Drilona Hoxhaj ka shperndare nje deklarate te KQZ ku theksohet se “dje media e interesuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja “fshehjen” e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se”.

“Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord. Akuza per “fshehje” u provua dje se ishte furtune ne gote.  Sot ne “goten” e KQZ-se shpertheu “furtuna” e radhes, akuza per fallsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit. Kete prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike:

1. Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;

2. Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.

3. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.

Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik”, deklaroi Hoxhaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu