Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ regjistron partinë "Lëvizja Bashkë" për 14 majin, refuzon koalicionin “Aleanca”

Shkruar nga Newsbomb
KQZ regjistron partinë "Lëvizja Bashkë" për 14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rezgjistruar ditën e sotme zyrtarisht si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, “Lëvizjen Bashkë”.

“Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023” tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në mbledhje.

Mirëpo KQZ ka refuzuar regjistrimin e koalicionit “Aleanca” për zgjedhje. Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca”, me përbërjen e partive: ABDE, ADS, AD dhe PEISH.

Kujtojmë që fillimisht KQZ, nuk pranoi që të regjistrote partinë Lëvizja Bashkë, ka qenë më kas kryetari Arlind Qorri që ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankimeve dhe Sanskioneve.

Kolegji Zgjedhor më pas vendosi të regjistrojnë Partinë “Lëvizja Bashkë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit duke detyruar KQZ që ta regjistrojë këtë forcë politike për zgjedhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese