Hapësire reklamuese

Aktualitet

KQZ regjistron partinë e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit, si PSD ndryshoi kryetarin brenda tre ditësh dhe bëri kërkesën e dytë

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar ditën e sotme partinë e PSD-së (Partia Social Demokrate), të Tom Doshit për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia e deputetit Tom Doshi pak ditë më parë ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, kërkesë e cila është pranuar pavarësisht se ambasadorja e SHBA,  Yuri Kim rikujtoi vendimin e DASH për shpallen e 'non grada' të Tom Doshit, duke thënë se ai nuk duhet të ishte pjesë e listave.

Pas kësaj, Tom Doshi ka bërë lëvizjen e radhës duke ndryshuar brenda tre ditësh kryetarin e partisë. PSD ka bërë dy kërkesa për regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, një herë kërkesa është bërë më 9 shkurt me kryetar Tom Doshin.  

Në KQZ është bërë kërkesa e dytë më 12 shkurt, me kryetar të partisë të PSD, Ëngjell Bejtja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve veç PSD-së ka regjistruar 16 partitë e fundit në zgjedhjet e 25 prillit. Së fundmi janë regjistruar Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partitë kishin bërë më herët kërkesë për t’u regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Partitë e para që u regjistruan në KQZ pak ditë më par ishin, PDIU e Shpëtim Idrizit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni, Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit, Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit, Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa dhe Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit.

Screenshot_23.pngScreenshot_24.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.