Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KQZ refuzoi regjistrimin e PD, reagon Bardhi: Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS! Celibashi shkeli ligjn për qëllime politike

Shkruar nga Newsbomb
KQZ refuzoi regjistrimin e PD, reagon Bardhi: Vendimi do të ankimohet

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmant Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD-së për të administruar procesin zgjedhor.

Sipas tij, kryekomisioneri shkeli rëndë ligjin për qëllime politike., ndërsa shton se vendimi do të ankimohet  në Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.”,  shkruan Bardhi.

Lexo edhe: Celibashi refuzon për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje, çfarë do të ndodhë tani

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll