Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ PUBLIKON SHIFRAT / Dibra e para dhe Durrësi i fundit, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e numrit të qytetarëve që kanë votuar në 6 bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet lokale.

Deri në orën 16:00, në Dibër është regjistruar numri më i lartë i votuesve, pasi kanë votuar 37.39% e qytetarëve me të drejtë vote. Më pas vjen Vora me 33.58%, e ndjekur nga Lushnja me 30.94%.

Në Rrogozhinë kanë votuar 25.22%, në Shkodër 22.87%, ndërkohë që në fund ngelet Durrësi me 21.51% të votuesve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu