Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni Nisma – AKR -PD mbetet jashtë Kuvendit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale, mediat kosovare raportojnë se koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme të hyjë në Kuvendin e Kosovës.

Njohësit procesit zgjedhor thonë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota, raporton Zëri.info, transmeton Neësbomb.al.

Pavarësisht se zyrtarët e koalicionit kanë deklaruar më parë me bindje se do të jenë pjesë e parlamentit dhe se i kanë grumbulluar të gjitha votat që i duhen, duket se kjo nuk është përmbushur.

Njohësit e procesit zgjedhor në Kosovë, deklarojnë se koalicioni Nisma – AKR – PD ka marrë 42 mijë e 72 vota. Po ashtu edhe zyrtarë të AKR-së kanë pranuar se nuk i kanë marrë votat e duhura për të qenë pjesë e Kuvendit dhe e vetmja mundësi është që të anulohen votat e ardhura nga Serbia.

Ndërkohë pritet që KQZ të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img