Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

KQZ pranon kërkesën për krijimin e “Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”, në Shqipëri janë 50 të dënuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d8a94fa87be867326cb6e8d737816856

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar ditën e sotme kërkesën për krijimin e “Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale “.

Njoftimi është bërë nga KQZ, ndërkohë që në vendin onë janë 50 të dënuar për krime seksuale, por emrat e tyre nuk do të bëhen publik.

RELACION PËR REGJISTRIMIN E NISMËS LIGJVËNËSE TË ZGJEDHËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË “PËR KRIJIMIN E REGJISTRIT KOMBËTAR TË AUTORËVE TË KRIMEVE SEKSUALE”.

 Në datë 09.06.2020, Përfaqësia/Komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse znj. Iris Luarasi përfaqësuese e Qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ines Leskaj përfaqësuese e shoqatës “Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri” dhe znj. Mirela Arqimandriti përfaqësuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat nr.1149 prot., datë 09.06.2020 dhe nr. 1149/1 prot., datë 18.06.2020 për pajisje me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për propozimin e projektligjit “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

KQZ, me vendimin nr. 13, datë 30.06.2020 vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve sipas kërkesës së Komitetit përfaqësues për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”. Në datën 29.10.2020 pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është protokolluar kërkesa për shtyrjen e afatit të përcaktuar në vendimin nr. 13, datë 30.06.2020, për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme nga komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse. KSHZ me vendimin nr. 19, datë 03.11.2020 vendosi të zgjasë afatin për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse për projektligjin “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”, deri në datën 31 Dhjetor 2020. Më datë 29.12.2020, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë protokolluar nënshkrimet e nevojshme nga komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse. Në mbështetje të sa më sipër cituar, Administrata e KSHZ ka bërë verifikimin e numrit të nënshkrimeve si dhe saktësinë e të dhënave të dokumenteve identifikuese të mbështetësve të nismës, brenda afatit ligjor të parashikuar. Në total janë depozituar 960 fletë, nga ku rezulton se 22 428 nënshkrime janë të rregullta dhe 1 572 janë me gabime ose mungesa. Administrata e KQZ-së ke verifikuar 5 për qind të listës mbështetëse të kërkuar sipas ligjit, nëse 2 Rruga Ibrahim Rugova Nr. 4 ëëë.kqz.gov.al [email protected] Tiranë 1007, Shqipëri janë zgjedhës me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse në momentin e depozitimit.

Nga procesi i verifkimit rezulton se janë plotësuar kërkesat e përcaktuara në ligj. Në bazë të nenit 4, pika 2 të ligjit nr. 54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet që nisma ligjvënëse të nënshkruhet nga jo më pak se 20 000 zgjedhës. Ka rezultuar se numri i nismëtarëve që kanë mbështetur nismën e plotëson numrin prej 20 000 zgjedhës. Administrata e KQZ-së vlerëson se nënshkrimet e depozituara nga përfaqësuesit e nismës ligjvënëse për të propozuar projektligjin “Për referendumet e Republikës së Shqipërisë” janë dorëzuar në përputhje me kërkesat e ligjit dhe si të tilla duhet të pranohen.

Për sa më sipër, në mbështetje të shkronjës “n”, paragrafi 1 të nenit 19 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 14 paragrafi 1, shkronja a të ligjit nr. 54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si dhe Udhëzimin nr. 01, datë 23.12.2020 “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”, i paraqitet për shqyrtim raporti dhe projektvendimi “Për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale te përgatitur nga administrata e KQZ-se.

Madalena KOJA – Drejtoria Juridike dhe e Dokumentacionit Zgjedhor Ylli MERKAJ – Sekretar i Përgjithshëm Për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”. 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE Data: 2021 Nr. PROJEKTVENDIM Nr. , Datë .2021 PËR REGJISTRIMIN E NISMËS LIGJVËNËSE TË ZGJEDHËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË “PËR KRIJIMIN E REGJISTRIT KOMBËTAR TË AUTORËVE TË KRIMEVE SEKSUALE”. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, bazuar në shkronjën “n”, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 i nenit 19, nenin 71 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenin 4 pika 2 dhe nenin 14 paragrafi 1, shkronja a të ligjit nr.54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si dhe Udhëzimin nr. 01, datë 23.12.2020 “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”, pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur dhe diskutimet e përfaqësuesve të komitetit të nismës ligjvënëse;

V Ë R E N Në datë 09.06.2020, Përfaqësia/Komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse znj. Iris Luarasi përfaqësuese e Qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ines Leskaj përfaqësuese e shoqatës “Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri” dhe znj. Mirela Arqimandriti përfaqësuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat nr.1149 prot., datë 09.06.2020 dhe nr. 1149/1 prot., datë 18.06.2020 për pajisje me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për propozimin e projektligjit “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”. Data 2021 Nr: Për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”. 2 Data: .2021 Nr. KQZ, me vendimin nr. 13, datë 30.06.2020 vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve sipas kërkesës së Komitetit përfaqësues për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”. Vendimi i sipërcituar ka përcaktuar afatin 4 mujor nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, për mbledhjen e nënshkrimeve.

Afati përfundimtar për depozitimin e fletëve për mbledhjen e nënshkrimeve për t’u depozituar në KQZ nga përfaqësia/ komiteti përfaqësues i nismës është data 30.10.2020. Në datën 29.10.2020 pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është protokolluar kërkesa për shtyrjen e afatit të përcaktuar në vendimin nr. 13, datë 30.06.2020, për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme nga komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse. KSHZ, me vendimin nr. 19, datë 03.11.2020 vendosi të zgjasë afatin për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse për projektligjin “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”, deri në datën 31 Dhjetor 2020.

Më datë 29.12.2020, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë protokolluar nënshkrimet e nevojshme nga komiteti përfaqësues i nismës ligjvënëse. Referuar paragrafit 1, të nenit 14 të ligjit nr.54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, me depozitimin e fletëve të mbledhjes së nënshkrimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikon nënshkrimet, si dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të mbështetësve të nismës, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor për verifikimin e nënshkrimeve dhe në legjislacionin në fuqi për nënshkrimin elektronik, brenda 30 ditëve nga depozitimi i tyre, dhe merr një nga vendimet e mëposhtme: a) regjistron nismën ligjvënëse të zgjedhësve; b) cakton një afat kohor për plotësimin ose korrigjimin e pasaktësive të nënshkrimeve; c) refuzon regjistrimin e nismës nëse nga verifikimi rezulton se numri i nismëtarëve që kanë mbështetur nismën, duke depozituar identitetin dhe firmat e tyre, është më i vogël se 20 000 zgjedhës.

 Për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”. 3 Data: .2021 Nr. Në referim të Udhëzimit nr. 1, datë 23.12.2020 “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”, Komisioneri ftoi përfaqësuesit e komitetit nismëtar zj. Iris Luarasi, zj. Ines Leskaj dhe zj. Mirela Arqimandriti, për të qenë prezent në seancën publike për verifikimin e numrit të nënshkrimeve. Në mbështetje të sa më sipër cituar, Administrata e KSHZ ka bërë verifikimin e numrit të nënshkrimeve si dhe saktësinë e të dhënave të dokumenteve identifikuese të mbështetësve të nismës, brenda afatit ligjor të parashikuar.

 Në total janë depozituar 960 fletë, nga ku rezulton se 22 428 nënshkrime janë të rregullta dhe 1 572 nënshkrime janë me gabime ose mungesa. Në bazë të nenit 4, pika 2 të ligjit nr. 54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet që nisma ligjvënëse të nënshkruhet nga jo më pak se 20 000 zgjedhës. Ka rezultuar se numri i nismëtarëve që kanë mbështetur nismën e plotëson numrin prej 20 000 zgjedhës. Përsa më sipër, në mbështetje të shkronjës “n”, paragrafi 1 të nenit 19 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 14 paragrafi 1, shkronja a të ligjit nr. 54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si dhe Udhëzimin nr. 01, datë 23.12.2020 “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerëson se nënshkrimet e depozituara nga përfaqësuesit e nismës ligjvënëse për të propozuar projektligjin “Për referendumet e Republikës së Shqipërisë” janë dorëzuar në përputhje me kërkesat e ligjit dhe si të tilla duhet të pranohen.

PËR KËTO ARSYE: Bazuar në nenin 19, pika 2 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 14 paragrafi 1, shkronja “a” të ligjit nr. 54/2019 “Për Nismën Ligjvënëse të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 53 të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”. 4 Data: .2021 Nr. Kopje: 3 Afati i ruajtjes: 5 vjet Konceptoi /O. Peto __________ Pranoi/E. Meta __________ Miratoi/Y. Merkaj __________ Konfirmoi/Y. Merkaj __________ V E N D O S A: 1- Të regjistroj nismën ligjvënëse “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale” propozuar nga Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”. 2- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen e internetit të KQZ-së. 3- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nga njoftimi i tij. KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE Ilirjan CELIBASHI

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img