Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KQZ: Partitë politike të mos përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese gjatë fushatës zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ccac669b16a38916558b9487046dbb3f scaled

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Ata rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Sipas njoftimit, subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.

Po ashtu, rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.

Rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Gjithashtu, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkojnë bashkëpunimin e organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese. DOKUMENTI

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img