Hapësire reklamuese

Rajoni

KQZ në Kosovë: Numërimi i fletë-votimeve ka përfunduar, në ueb faqe janë transmetuar 99% e rezultatit

Shkruar nga Newsbomb

Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje.

Ai është shprehur se deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%.

Sipas tij, kanë mbetur pa u proceduar vetëm 46 vendvotime, të dhënat të cila do të procedohen gjatë ditës.

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ka thënë ai.

Deri më tani kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me 48.17% të votave, ndërkohë e dyta është PDK me 17.35% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll