
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën zyrtare të votimit për Bashkinë e Tiranës, për gjashtë kandidatët dhe këshillin bashkiak. Ashtu siç ishte parashikuar, koalicioni "Bashkë Fitojmë" i Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk do të ketë një emër kryetari.
Për herë të parë në 32 vite, emrat e dy prej politikanëve më të rëndësishëm në historinë politike të Shqipërisë nuk do të jenë në fletën e votimit.
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="691233,691232"]
Përfaqësuesit e këtyre forcave politike kanë refuzuar të çojnë në KQZ emrin e kryetarit, si të gjitha partitë e tjera, të renditur krah emrit të subjektit politik. Për këtë, është zhvilluar një debat sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe komisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se u takon partive të zgjedhin vetë, nëse duan emër kryetari apo jo.
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" renditet i pari në fletën e votimit, pas shortit publik të hedhur në ambientet e KQZ, ka logon e vetë, akronimin "BF" por jo një emër kryetari, siç kanë subjektet e tjera më poshtë, PS-Edi Rama, PAA-Agron Duka, PR-Fatmir Mediu, etj.
https://newsbomb.al/koalicioni-berisha-meta-pa-emer-ne-fleten-e-votimit-ps-nuk-po-na-tregohet-arsyeja-partia-e-lirise-zgjedhjet-i-fiton-programi-celibashi-e-keni-vete-ne-dore/