Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KQZ miratoi listat e kandidatëve për deputetë, ambasadorja Yuri Kim publikon foton me Arben Krajën: SPAK po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8afb91ac2b989e0e37d876eba82028b8

Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e disa partive politike, mes të cilave edhe atë të PSD-së, ku kandidon Tom Doshi, për të cilin ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që të mos garojë në zgjedhje.

Pikërisht pas miratimit të listave, ambasadorja Kim ka publikuar në rrjetet sociale një foto me kreun e SPAK Arben Kraja, pas një takimi mes të dyve.

Ajo shkruan se SPAK po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke arrestuar 288 persona, ndërkohë që 114 prej tyre janë dënuar deri më tani.

“Takim i mirë sot me shefin e SPAK Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70+ million dollarë në asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim.

Screenshot_11.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img