Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, projekt i cili do të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës.
Vendimi është marrë në dakordësi me partitë politike, ndërkohë që një ditë më parë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se koha e pakët në dispozicion nuk mundëson që të shtohet numri i pajisjeve elektronike edhe për bashkitë e tjera.
Kujtojmë se në KQZ kanë regjistruar kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje 11 parti politike, të cilët kanë dërguar emrat e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Sondazh
Poll