Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

KQZ mblidhet sot; miratohet tabela për rezultatin e votave në Kukës dhe për verifikimin e kandidatëve për deputet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komosioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa projektraktate.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet sot rreth orës 11:30, de se do të shqyrtohen projektaktet për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

E plotë:

       1. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”

Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Artur Ismail Baku, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Durrës, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Napolon Engjëll Laska, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Nisma Thurje”, qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Zef Kin Hila, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim (PD – AN)”, qarku Shkodër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Adrian Vullnet Gjoka, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Lëvizja për ndryshim”, qarku Vlorë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img