Hapësire reklamuese

Aktualitet

KQZ kthen kërkesën e Bindjes Demokratike për 30 Qershorin, konfirmon kandidatët e PS-së për Kamzën dhe Korçën

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kthen kërkesën e Bindjes Demokratike, për shpalljen të pavlefshme të votimeve të 30 qershorit në 41 bashki, ku kjo forcë politike ka garuar.

Mësohet se me 4 vota pro dhe 1 kundër, KQZ vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore të depozituar nga BD.

Gjithashtu KQZ ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Kamëz dhe Korçë.

Komisioni konfirmoi Rakip Sulin si kryebashkiakun e ri të Kamzës, i cili zëvendëson Xhelal Mziun, ndërsa për Korçën konfirmoi për një tjetër mandat Sotiraq Filon.

Kujtojmë se në të dyja bashkitë kandidatët e PS-së u vendosën përballë kandidatëve të Bindjes Demokratike. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu