Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KQZ-ja merr të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik, Celibashi: Kush ka vendosur gishtin disa herë, do japë llogari para ligjit! Për sport apo për votë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se të gjithë ata persona që kanë vensour gishtin më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve, gjatë procesit të votimit më 25 prill, do të verifikohen dhe nëse kanë kryer shkelje do të dalin pata ligjit.

“Pas kopjimit të të dhënave në serverin qëndror do të bëhet kryqëzimi i të dhënave të gjithë pajisjeve të shpërndara në territorin e Shqipërisë dhe përmes këtij procesi do të shikojmë nëse do të ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa raste, brenda të njëjtës qendër votimi apo në qendra votimi të ndryshme.

Qëllimi i përdorimit të pajisjes ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të gjithë atyre që shkonin për të votuar. Ata që për arsye të ndryshme që e kanë provuar për sport apo për arsye të tjera të paligjshme e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen dhe do të duhet të japin llogari para organeve kompetente. Pajisja ka funksionuar shumë mirë”, tha Celibashi para diten e sotme.

Bashkë me nënkomisioneren Lealba Pelinku, Celibashi ka qenë sot në magazinat e KQZ-së ku ndodhen pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhëve, për të parë nga afër procesin e transferimit të të dhënave në serverin e KQZ.

“Do të kërkojë kohën e duhur që do vetë serveri për të procesuar, një shenjë gishti përplaset me 1.6 milionë shenja gishtash për të verifuikuar nëse ka dublikim apo. Është për herë të parë proces edhe për KQZ dhe nuk mund të themi me saktësi sa kohë do të marrë kjo procedurë”, tha Pelinku.

Njoftimi i KQZ:

𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐯𝐞, 𝐧𝐢𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐭 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve z. Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja zj. Lealba Pelinku ishin sot në ambientet e KQZ-së në Lundër ku po kontrollohen dhe verifikohen gjurmët daktiloskopike të zgjedhësve në pajisjet elektronike të identifikimit të kthyera nga qendrat e votimit.

Gjatë prononcimit për mediat Komisioneri Celibashi informoi se aktualisht po bëhet transferimi i të dhënave në serverin qendror të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi tha se “Kjo është faza e parë e gjithë procesit të verifikimit të të dhënave që janë marrë gjatë procesit të identifikimit të votuesve. Pas fazës së parë, kopjimit të të dhënave në serverin qendror, do të bëhet kryqëzimi i gjithë të dhënave në të gjitha pajisjet e përdorura në Qendrat e Votimit. Nëpërmjet procesit të kryqëzimit të të dhënave do të shikojmë nëse do të ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa qendra votimi të ndryshme apo brenda të njëjtës qendër votimi”.

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale Celibashi sqaroi se është thënë thënë disa herë qoftë nga ana e tij dhe nga Nënkomisionierja Pelinku, se qëllimi i përdorimit të kësaj pajisje ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të të gjithë atyre që shkonin për të votuar.

“Ata të cilët për arsye të ndryshme kanë dashur ta bëjnë prova apo dhe për arsye të tjera të paligjshme, dhe e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje ose në pajisje të ndryshme do të evidentohen qartësisht dhe duhet të japin llogari përpara organeve kompetente. Atyrë që kanë thënë se pajisja nuk ka funksionuar, ju them se pajisja ka funksionuar sepse qëllimi ka qenë të evidentojë shenjat e gishtit që votuesit lënë gjatë procesit të votimit”.

Komisioneri u shpreh me siguri se në rastet kur dikush e ka vendosur gishtin në më shumë se njëherë në pajisjen e identifikimit është i detyruar të japë shpjegime në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo gjë. Kështu që sa më shumë video të tilla të shfaqen në rrjete sociale aq më shumë i kontribuojnë procesit të hetimit dhe verifikimit.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku deklaroi se të gjithë gjetjet që do të nxjerrë sistemi nga kryqëzimi i të dhënave, do ti përcillen prokurorisë dhe do të jetë kjo e fundit që do të hetojë dhe më pas Gjykata do të vlerësojë nëse është shkelur apo jo Kodi Zgjedhor nga operatori apo votuesi. “Kryqëzimi i të dhënave do të kërkojë kohën e duhur pasi duhet patur parasysh se një shenjë gishti do të përplaset me 1.6 milion shenja gishtash për të verifikuar nëse ka dublikim apo jo”.

I pyetur nga gazetarët nëse kryqëzimi i të dhënave dhe QR-Kod i fletës së votimit identifikon se për ka votuar një qytetar, Komisioneri Celibashi mohoi në mënyrë kategorikë që kjo gjë do të ndodhë. “Në mënyrë kategorike jo. Për dy arsye: E para, pajisja e identifikimit elektronik nuk shënon radhën e votuesve, raporti që prodhon pajisja mbi ata të cilët kanë votuar nuk i radhit votuesit sipas radhës së tyre të votimit. Nuk ka radhitje, por është rastësore paraqitja e tyre në raport dhe e dyta, zgjedhja e fletës së votimit për një votues është edhe ajo rastësore. Nuk është se fletët e votimit merren sipas blloqeve dhe radhës se blloqeve. Askush nuk e di se çfarë numri përmban secili prej blloqeve. Po kështu dhe në momentin kur një votues merr fletën votimit aty janë katër pesë fletë votimi të cilat vulosën paraprakisht nga KQV dhe dikush e ka të pamundur qoftë dhe komisionieri të identifikojë se kë fletë votimi i dha kujt”. 

Procesi i verifikimit është parashikuar nga Kodi Zgjedhor që të kryhet pas ditës së votimit dhe pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve dhe informacioni i nxjerrë nga kryqëzimi i të dhënave në pajisjet PEI, do të përdoret për arsye hetimi e dhe sanksione të mëtejshme në rastet e konstatuara në kundërshim me ligjin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img