Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar ditën e sotme vendimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i refuzoi kërkesën për regjistrimin e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
LSI ka dërguar kërkesë padinë ku kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ në Kolegjin Zgjedhor.
Kujtojmë se më 23 maj KQZ i refuzoi opozitës komisionerët për KZAZ-të, me argumentimin se partitë nuk janë subjekt zgjedhor, dhe nuk janë më parti parlamentare.