Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KQZ i gjobiti sepse nuk dorëzuan raportet financiare, 12 parti ankimojnë vendimin në Komisionin e Ankesave

Shkruar nga Newsbomb
KQZ i gjobiti sepse nuk dorëzuan raportet financiare, 12 parti

12 parti të cilat morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, kanë ankimuar në në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për gjobitjen e tyre. Duke qenë se këto parti nuk paraqitën në kohë pasqyrat financiare, u gjobitën me 10 deri 20 milionë lekë të vjetra.

KQZ njofton se këto kërkesa ankimore kanë kaluar për shqyrtim paraprak për verifikimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të 12 kërkesave ankimore, në datën 09.09.2021, në orën 10:00.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 12 kërkesa ankimore, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të KSHZ, "Për dorëzmin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre" me ankues:

- Partia Aleanca Demokristiane,

- Partia Lëvizja e Legalitetit,

- Partia Balli Kombëtar,

- Partia Ora e Shqipërisë,

- Partia Bashkimi Demokrat,

- Partia Balli Kombëtar Demokrat,

- Partia Kombëtare Konservatore Albania,

- Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar,

- Partia Demokracia e Re Europiane,

- Partia Emigracioni Shqiptar,

- Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë,

- Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian,

- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim,

- Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar,

- Partia e Gjelbër,

- Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen,

- Partia për Zhvillim Kombëtar,

- Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll