Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KQZ i dërgon “ftesën” për t’u bërë deputet, kandidati i PD-së i vë zjarrin “live”

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati për deputet nga lista e Partisë Demokratike, Ibri Sako ka vendosur të djegë në shenjë simbolike kërkesën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, dhe për të zënë vendin vakant në Kuvend.

Ai ka filmuar momentin kur i ka vënë zjarrin dokumentit, pamje të cilat i ka transmetuar në Facebook.

“Pas kerkeses nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per marrjen e mandatit te deputetit, vendosa qe zyrtarisht te mos e pranoj ate me qillimin per te qene nje me qytetaret dhe krahe tyre ne çdo proteste!

Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!

Ne politike per ndryshim dhe zhvillim dhe jo per karrige dhe ofiqe!”, shkruan ai në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll