Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat u pyet nga gazetarët se përse KQZ nuk ka ende një raportim të saktë të numrit të votuesve në ditën e sotme.
Ai “fajësoi” partitë politike, pasi tha se ishte rënë dakord që pajisja e identifikimit biometric të funksiononte “offline”, ndaj KQZ nuk mund të nxjerrë një numër të saktë votuesish para se të mbarojë dorzimi i materialeve zgjedhore në qendrat e numërimit.
“Siç mund ta keni ndjeklur, ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit dhe dërkohë është në ëprfundim procesi i dorëzimit të kutive të votimit nga KZAZ në zonat e administrimit zgjedhor dhe vendet e numërimit të votave. Mund t’ju them që procesi i transportimit të fletëve të votimit është duke u kryyer në përputhje me procedurat e KQZ. Përsa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave të KQZ, është në nivelin e 48.2%. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim informacionin nga të gjitha qendrat e votimit.
Rezultatin e pjesëmarrjes të numrit të votuesve, KQZ nuk mund ta japë sot dhe nuk e ka dhënë në 30 vite. Në të gjitha rastet, raportimi mbi pjesëmarrjen është i bazuar në sondazhet që bën KQZ, që konsistojnë në informacionet që japin qendra të caktuara të votimit.
Detyrimin për të raportuar për pjesëmarrjen është për të gjithë anëtarët. Nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 20 vite që anëtarët e qendrave të votimit të raportojnë në të njëjtën kohë. Identifikimi biometrik ta jep informacionin, por është dakordësuar që pajisja të funksiononte offline, ndaj nuk kishte mundësi ta transmetonte rezultatin të plotë.
Jo të gjithë qendrat e votimit e kanë bërë detyrën. Shifra që lexoni është shifra e pjesëmarrjes në këto zgjedhje, bazuar në një teknologji që është përdorur në dhjetëra zgjedhje. Mendoj që KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, nuk ka munguar transparenca nga KQZ.
Pjesëmarrja nuk po mbahet pezull, është e njëjta mënyrë raportimi si në zgjedhjet e tjera. Procesi i numërimit do të vazhdohet dhe nuk ka asnjë arsye që ky proces të ndërpritet”, tha Celibashi.
KQZ ende pa një numër të saktë votuesish, Celibashi “fajëson” partitë politike: Ramë dakord që pajisja e identifikimit të funksiononte “offline”
