Hapësire reklamuese

Rajoni

KQZ e zyrtarizon vendimin: Nëse votohet Albin Kurti votat për të shpallen të pavlefshme, nuk llogariten

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qëndor i Zgjdhjeve ka dhënë një sqarim duke thënë se nëse votohen numrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar, ato vota nuk numërohen.

KQZ-ja thotë se numërohet vota për partinë dhe kandidatët e certifikuar, ndërsa nuk llogaritet vota që i jepet atij kandidati që s’është certifikuar.

”Nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar.”- sqaron KQZ.

Kujtojmë që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie s’janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkaku i problemeve me ligjin. Bashkë me ta, s’janë cerfikuar as dhjetëra kandidatë nga partitë e tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll